E vërteta e COVID-19: Mbi 30 mijë të vdekur, kjo është kafsha që e transmetoi nga lakuriqi tek njeriu

E vërteta e COVID-19: Mbi 30 mijë të vdekur, kjo është kafsha që e transmetoi nga lakuriqi tek njeriu

COVID-19, është koronavirusi i ri i cili tashmë ka përfshirë botën duke shkaktuar 31,737 vdekje sipas shifrave zyrtare.

Vendet më të prekura janë Kina, vendi i origjinës se koronavirusit, Italia, Spanja, SHBA, Franca e Anglia.

Rekordin e zi e mban Italia e cila ka humbur edhe 1000 njerëz në ditë nga ky virus i rrezikshëm.

Por çfarë është koronavirusi i ri dhe si u transmetua tek njerëzit?

Usa Today duke iu referuar studimeve më të fundit nga shkencëtarët, shkruan se koronavirusi i ri, COVID-19 ka lindur në “tregun e lagësht” në Wuhan në Kinë.

Ashtu siç është pretenduar nga fillimi, virusi e ka origjinën tek lakuriqët e natës, por nuk është transmetuar nga ai tek njeriu.

Mësohet se ka qënë një kafshë ndërmjetëse, e cila shitej në këtë treg për t’u konsumuar që e ka bërë transportimin nga lakuriqët tek njeriu.

Referuar studimeve të fundit, kafsha në fjalë quhet Pangolina , kafshë e rrallë në Azi, mishi i të cilës tregtohet në mënyrë të paligjshme.

Por pse dyshohet se është pikërisht tregu i Wuhan, origjina e këtij virusi?

Wuhan është qyteti më i prekur nga koronavirusi në Kinë, aty ku lindën dhe rastet e para.

Sipas ekspertëve, tregu i lagësht i këtij qyteti është mjedisi perfekt për zhvillimin e këtij virusi.

Kafshë të ndryshme, të egra dhe të buta, tregtohen në këtë pazar, në kushte tmerrsisht jo higjenitare, ambient i cili gjithashtu është shumë i frekuentuar nga njerëzit.

Nuk mund të thuhet me siguri nëse mos ekzistimi i këtij tregu do t’a parandalonte COVID-19, pasi edhe SARS, një tjetër virus, shumë i ngjashëm me virusin e ri, kishte origjinën nga lakuriqët e natës, por u transmetua tek njerëzit nga macet.

Gjithsesi ekspertët dyshojnë se edhe SARS në 2003 u krijua në një treg të lagësht, por ndryshimi mes tyre është se kafsha ndërmjetëse mes njeriut dhe lakuriqit të natës, është Pangolina.

Burimi: USA TODAY