E vërteta e pathënë për kafenë instante

E vërteta e pathënë për kafenë instante

Kafeja instante është një zgjedhje e diskutueshme në mesin kafe dashësve, pasi shumë e shikojnë atë si kafe të rreme ose të dobët.

Të bësh kafe të instante është më e shpejtë, më pak e kushtueshme dhe më e lehtë sesa të bësh kafe të rregullt. Bëhet duke shtuar pluhur në ujë të nxehtë, i ngjashëm me bërjen e çajit instant. Kafja instante bëhet nga farat e plota të kafes  të cilat më pas pjeken, bluhen dhe vlohen. Më pas i gjithë uji largohet nga kafja e vluar, duke lënë kështu kristale të dehidratuara. Më pas kur shton ujë të vluar, ajo kthehet në kafe, shkruan Huffpost, transmeton Insajderi.

Ka më pak kafeinë në kafe insante krahasuar me kafen e rregullt, e cila mund të jetë një përfitim për ata që kërkojnë të zvogëlojnë konsumin e kafeinës. Një filxhan kafe e çastit përmban midis 30 dhe 90 miligram kafeinë në krahasim me kafenë e rregullt, e cila përmban midis 70 dhe 140 mg.

Një anë negative e mundshme e kafesë së çastit është përbërja kimike. Ajo përmban akrilamid, një kimikat potencialisht i dëmshëm që formohet kur pjekën farat e kafes. Kafeja instante mund të përmbajë deri dy herë më shumë nga ky kimikat sesa kafja e rregullt. Ka potencial të dëmtojë sistemin nervor dhe të rrisë rrezikun e kancerit nëse konsumohet nivele të larta.