E vogla e Monica Belluci-t është rritur dhe pozoi për kopertinën e “Elle”

E vogla e Monica Belluci-t është rritur dhe pozoi për kopertinën e “Elle”

Vajza e aktores italiane Monica Belluci dhe aktorit francez Vincent Cassel, Deva Cassel, sapo debutoi në kopertinën e revistës “Elle” në Francë, me  një fustan që ata po e quajnë ‘një monument’, njofton Insajderi.

Deva, daughter of Vincent Cassel and Monica Bellucci, posts a photo of her confinement | Web24 News

Vajza me buzët mishtore dhe flokët e gjata të zeza korb, mbushi 16 vjet sot, dhe për ta festuar ajo pozoi për “Elle France”. Lajmin e bukur e ndau nëna e saj, Monica, e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Në kopertinë ajo shihet e veshur me një këmishë me pika si fustan dhe e gjitha pamja kompletohej me një bust të zi në belin e saj – e gjitha e stiluar nga Dolce & Gabbana, marka që e bëri të famshme në botë Monica Bellucci-n dhe e para që zgjodhi Deva-n për një fushatë bukurie në shkurt të këtij viti.

“Dikur ishte një vajzë e vogël … Koha ikën shpejt! Uroj që jeta të të mbrojë dashuria ime”, shkroi Monica në një postim që u bë viral në disa minuta.

“Deva Cassel la belle débutante” (Deva Cassel, debutantja e bukur”),  shkruan në kopertinë, dhe gjithashtu mesazhi estetik është po aq i qartë: Deva Cassel është vajza e re e artit si dhe trashëgimtarja legjitime e ikonës së bukurisë italiane në botë. /Insajderi.com

Burimi: Elle