E zhvarrosën pasi dyshojnë se nuk ishte e prekur nga Koronavirusi – vjen lajmi i fundit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore

E zhvarrosën pasi dyshojnë se nuk ishte e prekur nga Koronavirusi – vjen lajmi i fundit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore

Gjatë ditës së djeshme është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares, Sevdije Kukleci nga Istogu që ndërroj jetë ditë më parë në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës.

Trupi i saj është zhvarrosur në prani të familjarëve të saj.

Kjo për shkak që këta të fundit dyshojnë se ajo nuk ishte e prekur nga virusi, dhe për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion.

39 vjeçares pas vdekjes i ishte bërë edhe testimi për koronavirus, çka rezultoi se doli pozitiv, shkruan Insajderi.

Vdes 39-vjeçarja nga Istogu që rezultoi me COVID-19 pasi u operua në QKUK

E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Ajo ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte problem shëndetësore.

E, tashmë kur trupi i saj është dërguar për obduksion, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Insajderin se sot pritet të dalin rezultatet preliminare dhe pas këtyre rezultateve  do t’i bëhet autopsia.

“Sot i presim rezultatet preliminare, kur të arrijnë ato rezultate atëherë normal që ndoshta edhe sot i bëhet autopsia, mirëpo nuk po e di saktë 100%. Pra pasi të arrijnë ato rezultate e bëjnë autopsinë”, ka thënë Gërxhaliu, për Insajderin.

Sipas tij, rezultatet marrin kohë pasi që nevojiten shumë analiza.

“Normal rezultatet marrin pak kohë sepse nevojitet me bë analiza. Sot po besoj që dalin rezultatet preliminare e pastaj i bëhet autopsia”, ka thënë ai.

Në ditën e vdekjes së saj, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj kishte thënë për Insajderin se viktima ishte future në operacion pasi që gjendja e saj ishte përkeqësuar.

“Në Prishtinë pastaj sigurisht ka ardhë deri te abdomeni akut, ku mundet me pëlcit idhza ose një organ tjetër dhe jeta është e rrezikuar dhe hyn në operacion me të shpejtën pa i prit shumë analizat. Mirëpo, pasi e ka kalu operacionin gjendja e saj vetëm sa është përkeqësuar, atëherë ata ia kanë bërë edhe analizën dhe pastaj ka korespondu pozitiv me koronavirus.  Kështu që në këtë rast virusi është ndërlidh por shkaku i vdekjes munden me qenë pasojat e mëdha pas abdomenit akut që i ka pas sepse që nga Istogu edhe Peja edhe në Prishtinë nuk ka pas shenja të COVID 19”, kishte thënë ai.

39 vjeçarja që vdiq nga koronavirusi ishte e ve, la pas vetes dy fëmijë