Mbrojtësi i Sunderland Emmanuel Eboue, është përjashtuar nga futbolli për një vit nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me këtë sport.

Ky dënim ka ardhur si pasojë e refuzimit të tij për ta paguar agjentin e tij, Sebastien Boisseau.
Lojtari ka apeluar këtë vendim, por që Komiteti Disiplinor i FIFA-së e ka refuzuar atë dhe tash vendimi është bërë i plotfuqishëm.
Eboue më parë ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Galatasarayn. Ai kishte qëndruar gjashtë muaj jashtë fushave, derisa këtë sezon kishte nënshkruar marrëveshje me Sunderlandin. /Insajderi.com