Ecni më pak se 30 minuta në ditë për t’i shmangur sëmundjet vdekjeprurëse

Ecni më pak se 30 minuta në ditë për t’i shmangur sëmundjet vdekjeprurëse

Ecja për më pak se 30 minuta në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, dhe rrjedhimisht e redukton rrezikun për vdekje të parakohshme.

Këtë e ka konstatuar një studim i përmasave të mëdha, që ka zbuluar se edhe ushtrimet modeste në baza të rregullta ditore e reduktojnë dukshëm rrezikun për vdekje të parakohshme deri në 20 për qind.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja e rregullt – edhe kur nuk i përmbushni nivelet minimale të rekomanduara nga ekspertët – prapëseprapë ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve vdekjeprurëse krahas atyre të cilët janë krejtësisht joaktivë.

Sipas zbulimeve të publikuara në internet nga ‘American Journal of Preventive Medicine’, ecja për vetëm dy orë e gjysmë në javë ndërlidhet me një reduktim prej 20 për qind të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Ekspertët e vlerësojnë ecjen si ushtrim të përsosur, sepse ecja është e thjeshtë, e lehtë, falas dhe nuk kërkon ndonjë pajisje të veçantë.