Eda Zari me koncert në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Jazzit

Eda Zari me koncert në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Jazzit

Në Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, në Prishtinë do të mbahet një koncert i veçantë. “Love loves to love love”, është titulluar koncerti i cili vjen nga Eda Zari, Ilir Bajri dhe saksofonisti nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm.

“Një guidë nate në poezinë e Jazz-it, lidhur me perin e fjalës vibruese! Kjo natë nuk njeh zhurmë, as party, veç prehër e mendje të hapur për dhënie fryme dhe marrje! Flirt dhe interaksion”, thuhet në njoftimin e këtij eventi, përcjellë KultPlus.

Koncerti mbahet më datë 29 prill duke filluar nga ora 22:30 në Teatrin Oda. Biletat pranë Teatrit Oda nga nesër në shitje.

Kjo ditë, si iniciativë e Shteteve të Bashkuara, është themeluar në vitin 2011 nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila e ka përshkruar jazz-in si “muzikë universale të lirisë dhe kreativitetit”.

Jazz-i ka qenë prej kohësh një përbërës i rëndësishëm i kulturës amerikane dhe një bashkëveprim me audiencat e huaja.