Edhe 1.118 të vdekur nga Coronavirusi në SHBA

Edhe 1.118 të vdekur nga Coronavirusi në SHBA

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi sot se të hënën janë  konfirmuar 174.387 raste të reja me Coronavirus.

Kurse, u regjistruan edhe 1.118 vdekje të tjera në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Një total prej 14.636.914 njerëz janë prekur nga COVID-19 në SHBA që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa, 281.253 pacientë kanë vdekur./Insajderi.com