Edhe 17 raste me koronavirus në Kosovë

Edhe 17 raste me koronavirus në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësië, Arben Vitia ka njoftuar se sot në Kosovë janë shënuar edhe 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Vitia, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 35 persona, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.

Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

Akoma nuk ka kaluar rreziku.

Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit./Insajderi.com