Edhe 2 të infektuar me COVID-19 në veri të Mitrovicës

Edhe 2 të infektuar me COVID-19 në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë konfirmuar edhe dy raste të reja me COVID-19, shkruan Radio KontaktPlus.

Lajmi e ka konfirmuar epidemiologu Aleksander Antonijeviq, duke potencuar se bëhet fjalë për dy meshkuj të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai ka treguar se nga 28 mostrat që i kanë dërguar dje për analizë, vetëm dy prej tyre kanë rezuzltuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në veriun e Mitrovicës në 22.

Ai ka thënë se tashmë numri i testimeve po rritet, derisa ka bërë thirrje tek qytetarët që  të mos hezitojnë dhe të paraqesin rastet nëse kanë siomptoma apo dyshojnë për infektim me COVID-19.