Edhe 25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 609 numri i të infektuarve

Edhe 25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 609 numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Nga këto raste, 17 janë regjistruar në Krujë dhe tetë në Kurbin, ndërsa për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri:

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:

Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:– Tiranë 253 raste– Durrës 42 raste– Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste– Fier 36 raste– Kavajë 9 raste– Rrogozhinë 4 raste– Korçë 19 raste– Vlorë 5 raste– Shkodër 99 raste– Lezhë 14 raste– Berat 2 raste– Has 13 raste– Krujë 40 raste-Tropojë 4 raste– Pukë 5 raste– Mirditë 3 raste– Kukës 11 rast-Mallakastër 1 raste– Kurbin 27 raste

Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. /Insajderi.com