Edhe 67,860 doza të vaksinës Pfizer arrijnë në Shqipëri

Edhe 67,860 doza të vaksinës Pfizer arrijnë në Shqipëri

67 mijë e 860 doza të vaksinës Pfizer kanë arritur të hënën mbrëma në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook shkroi se numri total i vaksinave të mbërritura në Shqipëri është një milion e 679 mijë e 410.

Siç njoftoi Rama, kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

“Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer një milion e 148 mijë e 910 vaksinime”, shkroi ai.

Ndryshe, nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, teksa u konfirmuan 21 mostra pozitive, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë qytetarët: Të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm!/Insajderi.com