Edhe 8 viktima të reja nga Covid-19 dhe 199 raste të reja në Maqedoninë Veriore

Edhe 8 viktima të reja nga Covid-19 dhe 199 raste të reja në Maqedoninë Veriore

Gjatë ditës së sotshme janë shënuar edhe 8 vdekje të reja nga virusi Covid-19 në Maqedoninë Veriore, njofton Insajderi.

Gjithashtu nga gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 199 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 120 persona.

Me këto vdekje të sotshme, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 376, si pasojë e coronavirusit.

Deri tani në Maqedoni janë infektuar 7975 persona. 4080 prej tyre janë shëruar, 376 kanë ndërruar jetë, ndërsa 3519 raste vazhdojnë të jenë aktive. Deri tani numri i përgjithshëm i testeve të bëra 76.107./Insajderi.com