Pas Britanisë së Madhe, edhe ambasada e Francës ka reaguar, për shkrimet se kanë bllokuar komunikimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, njofton Insajderi.
Ambasada franceze shkruan në Twitter se kjo ambasadë “ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politik dhe institucionalë dhe nuk ‘bllokon komunikimin’ me asnjërin prej tyre”.
Pretendimet nga disa media ishin se Thaçi është bllokuar për shkak se i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.
Por, menjëherë pas lajmit doli Ambasada Britanike duke shkruar se “Ambasada Britanike vazhdon që të ketë komunikim me të gjithë liderët politikë e institucional në Kosovë. Kjo është diçka normale dhe esenciale për punën diplomatike të Ambasadës”./Insajderi.com
L’ambassade🇫🇷 a des contacts réguliers avec tous les responsables politiques et institutionnels et ne « bloque la communication » avec aucun d’entre eux.
Ambasada🇫🇷 ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët pol. dhe instit. dhe nuk “bllokon komunikimin” me asnjërin prej tyre— France au Kosovo (@FranceauKosovo) July 21, 2020