Edhe beqarët më në moshë do të mund të gjejnë dashurinë në “Për’puthen”

Edhe beqarët më në moshë do të mund të gjejnë dashurinë në “Për’puthen”
Burimi i fotografisë: Top Channel

Ka disa muaj që ka filluar, por “Për’puthen” është shndërruar në një fenomen televiziv tashmë. Edhe konkurrentët janë kthyer në yjet e mediave sociale, duke u komentuar që nga stili, të shprehurit dhe zgjedhjet që bëjnë në sytë e  publikut, njofton Insajderi.

Nëse deri më tani është perceptuar se është program të rinjsh, lozonjarë që kërkojnë dashurinë në televizion, formati po vjen me një tjetër risi.

Beqarët nga mosha 40 vjeçare e më lartë, që janë të divorcuar, të ve apo për çfarëdo arsye tjetër nuk kanë gjetur partnerin e jetës, do të mund të nisin aventurën televizive për njohje të reja në “Për’puthen 40”.

Lajmi u bë i ditur nga Top Channel, që lajmëron se audicionet janë të hapura për këdo që do të jetë pjesë e formatit të ri. /Insajderi.com