As deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhikut nuk i kanë pëlqyer sjelljet e sulmuesit Neymar në ndeshjen e kombëtares braziliane kundër Meksikës. Politikani kosovar e ka quajtur të bezdisshëm yllin e kombëtares së Brazilit, edhe pse ka thënë se është tifoz i kombëtares braziliane.
“I bezdisshmi Neymar nuk përfaqëson asnjë nga vlerat që kishte Brazili i dikurshëm”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Twitter, teksa ka përmendur disa nga yjet e mëparshëm të kombëtares së Brazilit dhe ka thënë se ata kishin klas për dallim nga Neymar.
Sipas Abdixhikut, lojtarët si Ronaldo, Rivaldo, Bebeto, Kaka dhe të tjerët kishin klas për futboll, ndërkaq “Neymar ka klas për aktrim”.
Neymar Jr. aktroi sot në ndeshjen ndaj Brazilit duke simuluar një lëndim të “rëndë” pasi lojtari i Meksikës, Layun, ia shkeli këmbën brazilianit.
Neymar u shtirë se kinse i ishte thyer këmba në këtë rast dhe dukej se kërkonte me ngulm që Layun të ndeshkohej me karton të kuq. /Insajderi.com