Eshtë nje bazë e rahatisë për banorët e shoqërive liberale, demokratike të besojnë që despotizmi është një gjë e huaj nga eksperiencat e tyre personale. Despotizmi ë" />
Astrit Bunjaku

Edhe Despot edhe Dijetar

Edhe Despot edhe Dijetar

Eshtë nje bazë e rahatisë për banorët e shoqërive liberale, demokratike të besojnë që despotizmi është një gjë e huaj nga eksperiencat e tyre personale. Despotizmi është një formë ekstreme e udhëheqjes e cila fokusohet në fuqi arbitrare, e cila mund të shpërndahet në çdo kënd të jetës. Me pengesat kushtetuese dhe ligjore në vend, banorët e një shoqërie liberale mendojnë që viktimizimi në duart e despotit është një përvojë e rezervuar për njerëzit që janë me më pak fat. Sidoqofteë, ligjet ndalojnë ngacmiming seksual dhe sulmin, por praktikat perverse të tyre na kujtojnë neve për një efikasistet me një limit tejet të madh dhe pengesat e këtyre akteve mbesin vetëm në letër.

Edhe pse pengesat ligjore nganjëherë dështojnë që të na mbrojnë nga aktet  e vogla despote, despotizmi nuk është edhe aq larg sa disa persona mendojnë. Personi i parë që na njoftoi me termin despot është Montesquieu, një filozof Francez i shekullit të 18-të. Sipas tij despotizmi është një rrezik gjithmonë prezent, dhe argumenton që despotizmi duhet gjithmonë të luftohet nga qendra, si për jetën politike ashtu edhe për atë shoqërore.

Si një virus që merr kontrollin e trupit, despotizmi merr peng shoqërinë dhe shpërndan despotizmin mbi të gjitha shtresat e shoqërisë, duke shkatërruar aftësinë e kooperimit dhe eventualisht trupit shoqëeror. Despotizmi pra krijon kushte ku vlerat të caktuara janë të ndaluara dhe tradhëtu të caktuara janë të promovuara. Në një shoqëri despotike, liria i lejon hapësirë zingjirëve, progresi e lejon regresin, nderi ndaj turpit, drejtësia ndaj padrejtësise, siguria ndaj friges dhe njohuria ndaj injorances. Si pasojë e kësaj, shteti despotik as nuk përparon as nuk sjell lumturi qytetarëve të vet; perkundrazi, qytetarët jetojnë me një jetë të thyer, pa vetëbesim ose vetëdijësim. Despotizmi korrupton religjionin, moralin, mendjen dhe nderin; me fjalë të tjera despotizmi ia ndalon Njeriut elementet që e bëjnë atë qenie, e ku jeta e tij reduktohet në atë të një kafshe që është e shtyrë nga egoizmi dhe dëshira.

Përvojat e jetës, varësisht nga mënyra e rritjes e mënyra e jetesës ndikohen nga këto masa të cilat ndërrmiren pa vullnetin e banorëve të një shoqërie. Në Kosovë është për çudi se si individet e klasit të lartë ekonomik gjejnë strehë tek masat despotike, e në shumicën e vendeve të botës ndodh e kundërta.

  1. Kompleksi ndaj njohurisë

Eshtë evidente kompleksi ndaj punëtorëve, edhe pse nuk mund të jenë punëtorë të ndonjë kompanie tjetër që nuk ka të bëjë me profesionin e ushtruar nga personat me këso vuajtje kompleksesh. Në qoftë se një person ka pasur sukses përmes të bërit biznes në mënyrë të mençur, duhet ta ketë të qartë që ai person nuk mund të ketë njohuri edhe për kiminë, inxhinierinë dhe tekonologjinë. Në shoqërinë tonë mendonjnë që është kusht që në qoftë se qëndron rehatshëm ekonomikisht, në të njejtën kohë duhesh të posedosh edhe këto njohuri që nuk kanë të bëjnë me një jetë të zakonshme të në personi që bën biznis. Eshtë rasti i njejtë si me politikanët, ku Albin Kurti në një seancë parlamentare a tubim mobilizues sqaron se si në gjithë botën politikanët nuk pasurohen përmes politikës – por ata vijnë të pasur në politikë. E njejta është edhe për këtë gjë: Mund të ushtrosh profesionin tënd të ekspertizës e pastaj të pasurohesh – e jo të mirresh me biznis e pastaj të na shesin dokrra për njohurite mbi kalifatet Arabe apo se si kimia molekulare është e rëndësishme  e duke cituar autor pa kredenciale akademike…. 


(Në pjesën e dytë të artikullit do të diskutohet mbi kompleksin ndaj obligimit qytetar.)

Autori ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike, Filozofi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Richmond, The American International University në Londër.