Edhe dy kyçje të reja në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Edhe dy kyçje të reja në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit.

Në këtë takim morën pjesë ministri në detyrë i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyqje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” e parashtruar nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajit, kryetari i komunës së Ferizajit dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçjeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajit, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.