Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kosovë

Këshilli i posaçëm për krime lufte në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Zllatan Kërstiqit nga Kragujevci i Serbisë.

Këtë për Tanjugun serb e ka konfirmuar edhe vet avoktari i të dyshuarit, Dejan Vasiq.

Kërstiq është arrestuar në mesin e muajit të kaluar nën dyshimet për krime lufte të kryera në fshatin Nerodime e Ultë të Ferizajit.

Kundër Kërstiqit po zhvillohen hetime me dyshimin se si pjesëtar i policisë serbe kishte marrë pjesë në vrasjen e katër civilëve dhe në dëbimin e 19 anëtarëve të familjes Nuha në Nerodime të Ultë të Ferizajt.