Edhe Edi Rama reagon për ftesat e Hagës, nuk e përmend Haradinajn

Edhe Edi Rama reagon për ftesat e Hagës, nuk e përmend Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënëh se këto thirrje në Hagë janë sfida e radhës e betejës së pasluftës në Kosovë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan Rama.

Vlen të theksohet se Rama e Haradinaj kanë pasur një përplasje gjatë Samitit të Berlinit dhe kjo i ka prishur raportet e dy liderëve.