Policia në Podujevë ka evidentuar një rast të lëndimit të lehtë trupor si dhe detyrimit.
Rasti ka ndodhur në rr. Xhemajl Mustafa në Podujevë më 21 nëntor në ora 12:30, derisa policia ka arritur të kapë autorët dje.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shqiptar i cili fillimisht kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull shqiptar, më pas nga viktima kishte kërkuar para në formë të haraçit”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.