Edhe Haradinaj pranon ftesën e Kurtit dhe Osmanit për takim

Edhe Haradinaj pranon ftesën e Kurtit dhe Osmanit për takim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se lideri i saj, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e së hënës të ftuar nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, lidhur me konstituimin e institucioneve, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij subjekti politik në Facebook.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëndosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, të enjten u kanë bërë ftesë ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetarit të LDK-së, i cili do të zgjidhet më 14 mars si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për takime konsultative pas certifikimit të procesit zgjedhor.

Takimet pritet të zhvillohen të hënën e 15 marsit.

Përveç AAK-së, ftesën për takim të premten e ka pranuar edhe Partia Demokratike e Kosovës./Insajderi.com

Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në…

Posted by Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës on Friday, March 12, 2021