I dyti deputet

Edhe Haxhi Avdyli infektohet me Covid-19

Edhe Haxhi Avdyli infektohet me Covid-19

Edhe një tjetër deputet i LDK-së, pas Arben Gashit, është infektuar me Covid-19. Haxhi Avdyli lajmin e ka konfirmuar vetë lajmin se është infektuar me virusin Covid-19, njofton Insajderi.

Për Kallxo.com, deputeti Avdyli është shprehur shkurt: “Po jam prekur me Covid-19. Lajmin e kam marrë sot”.

Sot edhe 50 deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës e kanë bërë testin për Covid-19 dhe janë në pritje të rezultateve./Insajderi.com