Edhe Joe Biden do të testohet për Covid-19

Edhe Joe Biden do të testohet për Covid-19

Kanidati demokrat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, për zgjedhjet e 3 nëntorit, do të testohet edhe ai për koronavirus, transmeton Insajderi.

Ish nënkryetari amerikan dhe i nominuari për President nga radhët e Demokratëve, Joe Biden duhet të testohet për Covid-19 pasi kishte qenë në të njëjtën skenë me Presidentin Donald Trump të martën në mbrëmje, tha korrespondenti i Mjekësisë i CNN, Dr. Sanjay Gupta.

Biden dhe Trump morën pjesë të dy në debatin e parë presidencial të martën në mbrëmje, megjithëse qëndruan në anët e ndryshme të skenës në podiumet e tyre. Biden mund të ketë qëndruar mjaft larg presidentit Trump për të shmangur infeksionin – por “nëse jeni në ambiente të mbyllura, ju mund të mendoni për virusin si tym”, tha Gupta. Nuk është e qartë nëse të dy burrat ndërvepruan në prapaskenë apo prapa kamerave, raporton CNN.

Edhe pse në debat ata qëndruan më shumë se dy metra larg njëri-tjetrin, kanë ndenjur gjithsesi në një ambient të mbyllur dhe nuk kanë mbajtur maska. /Insajderi.com