Edhe katër mjekë serbë vijnë në Kosovë, destinacion kanë Pejën

Edhe katër mjekë serbë vijnë në Kosovë, destinacion kanë Pejën

Edhe katër mjekë serbë  kanë hyrë dje në Kosovë.

Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për, Miodrag Jasoviq, Miroslav Spasiq, Liljana Vuliq dhe Javorka Zivkoviq.

Këta mjekë nën përcjelljen e Policisë, janë vendosur në fshatin Gorazhdec të Pejës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

Ndërsa, gjashtë ditë më parë edhe një ekip prej 102 personash nga Serbia kanë hyrë në Kosovë të cilët destinacion të fundit patën Komunën e Graçanicës.

Ministria e Shëndetësisë jep detaje rreth 102 personave nga Serbia që u ndalën sot në Merdare

Këta persona janë ekip mjekësorë, të cilët kanë ardhur me kërkesë të kryetarit të Komunës së Graçanicës Srgjan Popoviq, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, me të arritur në kufirin e Merdares, ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi që, Ministria e Punëve të Brendshme, ka kërkuar që 82 prej tyre mos të hyjnë pa u verifikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që janë personel mjekësorë.

Vetëm 10 prej tyre figuronin në listën e mjekëve. Kjo u bë e ditur përmes një emaili që siguroi Gazeta Insajderi, që MPB ia dërgoi Policisë së Kosovës.

Ekskluzive – 102 persona nga Serbia po tentojnë të hyjnë në Kosovë – Vetëm 10 janë mjekë