fbpx

Edhe Leonora Jakupi reagon pas sulmit të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit

Edhe Leonora Jakupi reagon pas sulmit të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit

Leonora Jakupi ka dy fjalë për sulmin e Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit

Leonora Jakupi nuk është e impresionuar me debatet politike që po zhvillohen në vend.

E për përleshjen fizike mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit në emisionin PRESSING në T7, që ka ngjallur reagime të shumta në publik, i ka dy fjalë edhe Leonora.

Në mesin e shumë reagimeve, këngëtarja përmes një postimi në Instagram është shprehur se po i vjen për të vjell nga debate të tilla.

“Çfarë debatesh! Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar Leonora Jakupi në fotografinë e publikuar.

Dihet se Leonora është përkrhaëse e Partisë Demokratike të Kosovës dhe është mike shumë e mirë me ish-deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliun.