Edhe Marseille në garë për Giroud

Edhe Marseille në garë për Giroud

Olympique Marseille futet mes Interit dhe Oliver Giroud.

Sulmuesi francez vazhdon të mbetet objektivi kryesor i zikaltërve për sulmin në merkaton e janarit pasi shikohet nga trajneri Antonio Conte si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut, por së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e Giroud i cili ka bërë mirë në këtë sezon me Chelsea-n, duke shënuar gola me peshë, ka hyrë edhe OM.

Villas Boas e pëlqen së tepërmi ish-bomberin e Arsenalit të cilit në verë i përfundon kontrata me Blutë e Londrës.

Gjithsesi dëshira e Marseille është ta marrë që në janar për të pasur një forcë më shumë në garën për titull në Francë.

Interi nëse e do vërtet Oliver Giroud duhet të bëjë kujdes./Insajderi.com