Edhe në 24 orët e fundit, Prishtina prin për nga numri i rasteve me Covid-19

Edhe në 24 orët e fundit, Prishtina prin për nga numri i rasteve me Covid-19

Edhe në njoftimin e sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës (IKSHPK), lidhur me gjendjen e krijuar nga Coronavirusi në vendin tonë, me më së shumti raste të reja me Covid-19, prin Prishtina.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Prishtina ka regjistruar 80 raste të reja pozitive, duke prirur me rastet e reja nëpër komunat e Kosovës.

Pas saj vijnë komuna e Prizrenit me 17 raste të reja, ajo e Ferizajt me 15 raste dhe komuna e Gjilanit me vetëm një rast më pak se komuna paraprake.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com/