Edhe Nisma i përgjigjet Mustafës për koalicion

Jehona Zhuniqi

Edhe Nisma i përgjigjet Mustafës për koalicion

Nisma Socialdemokrate i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili tashmë ka filluar përgaditjet e para për koalicionin e ri qeverisës.

Kjo nismë e Mustafës po bëhet në rast se LëvizjaVetëvendosje nuk e dorëzon emrin për mandatarin apo dështon të sigurojë votat që i duhen në Kuvend, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjatë ditës së djeshme kryetari Mustafa, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që të deklarohen nëse duan të bëjnë koalicion me AAK-në dhe Nismën apo jo, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Enver Hoti, nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë për Insajderin se për gjithçka rreth koalicionit do të diskutojnë brenda organeve të partisë, pa dashur të tregojë më shumë se a do të jenë pjesë e Qeverisë.

“Po gjithçka e diskutojmë brenda organeve të partisë”, ka thënë Hoti, për Insajderin.

Hoti, ka thënë se do të presin deri nesër (e martë) se cili do të jetëvendimi i LDK-së.

“Të shohim të martën se çka po bën LDK-ja, si po rrjedhin situatat, ka një séance të jashtëzakonshme, të shohim pastaj, kemi kohë”, ka thënë ai për Insajderin.

Gazeta Insajderi gjatë ditës së djeshme kishte siguruar njoftimin e dërguar nga Isa Mustafa për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, me të cilën u kërkon që të deklarohen.

Aty kërkohet që deri më  14 prill të përgjigjen me “PO” ose “JO” lidhur me pyetjen nëse janë të pajtimit për një koalicion me AAK-në dhe NISMA-n Socialdemokrate.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar se do ta mbështes LDK-në nesë merr mandatin nga presidenti për formimin e Qeverisë dhe se ky subjekt politik do të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Qeveria nën udhëheqjen e Albin Kurtit është rrëzuar më 25 mars, më 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim.

Kundër mocionit ishin edhe tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, HaxhiAvdyli dhe Ardian Shala.

Tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dërguar për të dytën herë, kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti, një letër perms së cilës i kërkon mandatarin përformimin e Qeverisë së re.

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”, shkruan Thaçi në letër.

Letrën e pare presidenti Thaçi e kishte dërguar më 2 prill.

Në nenin 100 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se nëse mocioni i mosbesimit votohet për qeverinë në tërësi, qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 e përcakton se kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë.

Por, neni 95 iKushtetutës së Kosovës shkruan se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar qeverinë”./ Insajderi.com

AAK i përgjigjet Mustafës për koalicion