Edhe një fshat i Kosovës futet në karantinë

Edhe një fshat i Kosovës futet në karantinë

Fshati Smrekonicë i Vushtrrisë është shpallur zonë karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vushtrrisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Komuna ka njoftuar se personi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare në Smrekonicë dhe i Spitalit Sheikh Zayed’ që kanë qenë në kontakt me pacienten janë udhëzuar për vet izolim.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kanë mundur të jenë në kontakt me pacienten apo familjen e ngushtë të vet izolohen dhe të lajmërojnë organet kompetente të IKSHPK dhe QKMF-së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar tetë raste./Insajderi.com