Edhe një ftesë nga Specialja për ish-komandantin e UÇK-së

Edhe një ftesë nga Specialja për ish-komandantin e UÇK-së

Ish komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar, mirëpo thënë se në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues, njëri austriak dhe tjetri italian.

Geci, i ka thënë T7, se pasi që nuk ka qenë në shtëpi dhe ftesën nuk e kanë lënë hetuesit aty, ai i ka telefonuar duke u treguar se ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shumë të rënduar. Më pas janë pajtuar që ftesa t’i sjellët në një kohë kur ish eprori i UÇK-së kthehet nga spitali.

Geci njihet si një ndër komandantët e parë të UÇK-së dhe më të zotë të luftës për liri.

Ai ka pohuar se nuk e ka problem ftesën dhe në çfarëdo cilësie që ajo vjen është i gatshëm t’i përgjigjet. Ndryshe, gjendja shëndetësore e ish eprorit të UCK-së vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve që i ka marrë në luftë dhe që ende s’ka arritur t’i trajtojë siç duhet./ Insajderi.com