Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale

Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale

Edhe një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ftuar nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Ziadin Hoxha, sot e ka marrë ftesën nga Dhomat e Specializuara, dhe lajmin e ka bërë të ditur Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Në njoftimin e Gucatit thuhet se edhe Ziadin Hoxha, do të dal i pafajshëm dhe faqebardhë nga ky proces./Insajderi.com