Edhe një tjetër pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë sot nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.
Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka njoftuar përmes facebookut, se Nazif Musliu, është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm”, ka shkruar më pas Gucati.
Kjo është ftesa e dytë e bërë nga Gjykata Speciale, pas asaj që i është bërë Latif Gashit, ish deputetiut të PDK-së. /Insajderi.com