Edhe në Rahovec rifillon nesër mësimin, bojkotohet greva e SBASHK-ut

Edhe në Rahovec rifillon nesër mësimin, bojkotohet greva e SBASHK-ut

Pas Komunës së Junikut, edhe Komuna e Rahovecit ka njoftuar se procesi mësimor në këtë komunë do të rifillojë të hënën përkundër vendimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj ka thënë sot se është koordinuar me Drejtorinë e Arsimit në Rahovec dhe me drejtorët e shkollave të kësaj komune për rifillimin e procesit mësimor që prej ditës së nesërme.

“Komuna e Rahovecit i bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që pas këtij vendimi, nga nesër t’i rikthehen procesit mësimor me qëllim që nxënësit të mos humbasin orët e mësimit dhe të mos humbasim asnjë sekondë të vlefshme për fëmijët dhe rrjedhimisht të ardhmen tonë!”, ka thënë Latifaj, raporton Insajderi.

“Jemi në koordinim të plotë me DKA-në dhe me drejtorët e shkollave, të cilët janë të gatshëm që procesi mësimor të rifillojë nesër sipas orarit të rregullt”, ka thënë i pari i Komunës së Rahovecit. /Insajderi.com