Ajri në kryeqytetin e Kosovës edhe sonte është shumë i rrezikshëm.
Përdorimi i lëndeve djegëse nga qytetarët për t'u ngrohur nëpër shtëpit�" />

Edhe një natë me ajër të rrezikshëm në Prishtinë

Edhe një natë me ajër të rrezikshëm në Prishtinë

Ajri në kryeqytetin e Kosovës edhe sonte është shumë i rrezikshëm.

Përdorimi i lëndeve djegëse nga qytetarët për t’u ngrohur nëpër shtëpitë e tyre, pas rënies së temperaturave, duket se është reflektuar në cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Në natën e së dielës, gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës është bërë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Matja e fundit, e bërë në orën 21:30 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri ka arritur në nivelin “i rrezikshëm”.

Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 353 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër.

Kryeqyteti i Kosovës i prin listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në rajon. /Express/