Edhe një qytetar arrestohet për fotografim të votës në Shkodër

Edhe një qytetar arrestohet për fotografim të votës në Shkodër

Policia e Shtetit ka njoftuar se sot rreth orës 10:00 është marrë njoftim nga komisioni i qendrës së votimit nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”, se një qytetar po fotografonte votën e tij.

Sipas Policisë, 32 -vjeçari, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë ku ka tentuar edhe të fotografojë votën e tij ky veprim është konstatuar nga anëtarët e komisionit.

“Shtetasit D. U. i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës””, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Edhe një rast i njëjtë është regjistruar sot gjatë ditës në Tiranë. Policia njoftoi se G.S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë ku ka fotografuar votën e tij.Shqipëria është duke zhvilluar procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare./Insajderi.com