Edhe një rast me coronavirus në veri të Mitrovicës, i infektuari punonjës i burgut

Edhe një rast me coronavirus në veri të Mitrovicës, i infektuari punonjës i burgut

Katër serbë të Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani, tre në veri të vendit dhe një në komunën e Lipjanit.

Në mesin e tyre është një 37-vjeçar nga veriu i Mitrovicës, i cili raportohet se është punonjës shëndetësor në njësinë e paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kossev shkruan se gjendja shëndetësore e personit të infektuar është e mirë dhe se ai aktualisht po trajtohet në repartin e Qendrës Klinike në Mitrovicë.

Ndërkohë, Kryetari i Shtabit Emergjent Aleksandar Spiriq,  tha se një ekip i epidemiologëve nga Serbia pritet të arrijnë sot në Mitrovicën e veriut.