Edhe një shtet tjetër arreson një “gylenist” me kërkesë të Erdoganit

Edhe një shtet tjetër arreson një “gylenist” me kërkesë të Erdoganit

Pas arrestimit të gjashtë gylenistëve të dyshuar në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi, edhe Moldavia ka arrestuar një “gylenist” pas kërkesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Turgay Şen, drejtori i përgjithshëm i shkollës së mesme Orizont në kryeqytetin moldav të Kishinaut, ka kërkuar azil në vend, për të “shpëtuar” nga regjimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili është duke përndjekur pasuesit e dyshuar të lëvizjes gyleniste.

Por, Şen u arrestua nga policia moldave me akuzën e “financimit të terrorizmit” në Moldavi më 31 mars, shkruan Stockholm Center for Freedom.

Qeveria turke kishte kërkuar më herët nga Moldavia edhe mbylljen e Shkollës Orizont, e cila dyshohet të jetë e lidhur me lëvizjen e Fethullah Gylenit.

Për këtë, ka reaguar lideri i opozitës në Moldavi, Maia Sandu.

“Meqë ky rast është shumë i ngjashëm me persekutimin politik, i kërkojmë autoriteteve të japin një shpjegim urgjent”, tha Sandu. /Insajderi.com