Edhe Nora në finale, mësoni kundërshtaren dhe detajet

Edhe Nora në finale, mësoni kundërshtaren dhe detajet

Nora Gjakova është xhudistja e dytë nga Kosova që shkon në finale të Kampionatit Evropian në Xhudo, që po zhvillohet në Tel Aviv. Në duelin gjysmëfinal, Gjakova ishte më e mirë sesa rusja Anastasiia Konkina, të cilën e mposhti për herë të dytë në karrierë.

Kosova tashmë i ka dy medalje të sigurta nga dita e parë e Kampionatit Evropian në xhudo, mbetet vetëm të shihet nëse të dyjat do të jenë të arta, nëse edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do të mposhtin kundërshtaret e tyre.

Duelin gjysmëfinal me rusen Konkina Nora e fitoi me ippon, pasi në mënyrë të shkëlqyeshme ekzekutoi një kapje dhe e mbajti kundërshtaren, duke ia pamundësuar lëvizjen dhe daljen nga kapja.

Mësoni kundërshtaren e Norës në finale dhe detajet tjera.