Përsëri në Qeveri?

Edhe PDK-ja pjesë e Qeverisë, nëse jep dorëheqje Thaçi

Nga PDK-ja as kush nuk e ka pranuar, por mediat raportojnë se kjo parti ka gjasa të bëhet pjesë e kësaj qeverie.

Edhe PDK-ja pjesë e Qeverisë, nëse jep dorëheqje Thaçi

Qeverisë së Kosovës mund t’i shtohet edhe Partia Demokratike e Kosovës, raporton Koha Ditore, duke u bazuar në burimet e saja të brendshme.

Megjithatë, asnjë zyrtarë i kësaj partie nuk është se ka pranuar se po bëhen bisedime për një bashkim të mundshëm të PDK-së me partitë tjera në qeveri.

Edhe Avni Bytyqi, zëdhënës i PDK-së, u ka thënë mediave se “PDK-ja është parti opozitare dhe deri më tani nuk është diskutuar tema e hyrjes në qeveri”.

Gjithsesi Koha raporton se po bëhen lëvizje në këtë drejtim dhe se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ishte po në këtë funksion.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në Koha.net.