Edhe pesë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Edhe pesë raste të vdekjes janë shënuar si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë.

Edhe pesë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Që nga njoftimi i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se 108 vdekje janë regjistruar me koronavirus në 24 orët e fundit, në konferencën e sotme për media të mbajtur na krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK’së, Valbon Krasniqi, u tha se numri i të vdekurve sot ka arritur në 112.

Në adresimin e tyre për media, Zemaj dhe Ramadani, tutje shtuan se dy mijë e 663 raste janë ende aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 92 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Ndërkaq, po në këtë kohë, janë kryer plotë 420 mostra testimi, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve deri më sot në vendin tonë, ka arritur në pesë mijë e 237.

Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta.

“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kurreshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri Zemaj. /Insajderi.com/