Edhe Sali Berisha reagon pas publikimit të fotografisë nga Brovina

Edhe Sali Berisha reagon pas publikimit të fotografisë nga Brovina

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pasi që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, publikojë sot para gazetarëve një fotografi ku shihen ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka theksuar se fotografia e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina, paraqet barbarinë serbe, “përdhunimin publik të grave shqiptare nga monstra të ushtrisë serbe”

“Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen.

Por kjo foto dhe qindra e mijra foto, video e dokumenta si keto akuzojne gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kunder njerezimit qe hordhite e kasapit te Ballkanit kryen ne popullaten shqiptare te Kosoves.