fbpx

Edhe sonte në Prishtinë ajri është i ndotur

Edhe sonte në Prishtinë ajri është i ndotur

Ndonëse gjatë ditës, niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë po konsiderohet i mirë dhe mesatar, një gjendje krejt tjetër po shfaqet çdo mbrëmje.

Përderisa më parë ajri ishte 95pmm, sonte në ora 22:00, niveli i ndotjes ka arritur në atë të pashëndetshëm.

Sipas matësit të ambasadës së SHBA-ve në kryeqytet, ajri tani ka arritur në 152 pmm.

Kujtojmë se ka një kohë shumë të gjatë që Kosova po përballet me ajër të ndotur, që ka alarmuar institucionet dhe qytetarët.