Edhe sot kemi ndeshje interesante nga Premier Liga, La Liga dhe Serie A

Edhe sot kemi ndeshje interesante nga Premier Liga, La Liga dhe Serie A

Që nga koha kur futbolli është rikthyer nga pandemia, kemi pothuajse çdo ditë ndeshje nga ligat më të forta të Evropës.

Premier Liga sot ka në total tre ndeshje, ku spikat ajo në mes Aston Villa vs Manchester United që luhet nga ora 21:15. Gjithashtu edhe ndeshja Bournemouth vs Tottenham pritet të zgjojë interesim. Ndeshja luhet nga ora 19:00, njëjtë luhet edhe ndeshja e fundit nga ky kampionat, ajo në mes Southampton vs Everton, raporton Insajderi.

Në La Liga sonte kemi gjithsej tre ndeshje, të cilat janë: Eibar vs Leganes, Mallorca vs Levante dhe Ath Bilbao vs Sevilla.

Në Serie A, ndeshja më e rëndësishme për sonte është ajo në mes Verona vs Inter që luhet me fillim nga ora 21:15, ndërsa nga ora 19:30 luhet ndeshja Spal vs Udinese./Insajderi.com