Edhe sot PZAP e hapur për të pakënaqurit e rezultatit të 14 shkurtit

Edhe sot PZAP e hapur për të pakënaqurit e rezultatit të 14 shkurtit

Sot mbyllet afati për ankesa më Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përcjell Insajderi.

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatin përfundimtar pas numërimit të votave me kusht, të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Pas atij rezultati 15 ankesa janë dorëzuar në PZAP, nga deputetë të partive të ndryshme politike – duke shprehur pretendime për parregullsi.

Tri ditë kohë do të ketë PZAP për t’iu përgjigjur kërkesat.

Nëse përgjigja është negative për ankuesit, atëherë kanë edhe një mundësi ku të shprehin pakënaqësinë; Gjykatën Supreme. /Insajderi.com