Edhe stafi i MKRS – së preket nga virusi Covid 19

Edhe stafi i MKRS – së preket nga virusi Covid 19

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lajmëruar se zyrtarë të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid 19.

Njoftimi thotë po ashtu se zyrtarët në fjalë janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe po respektojnë masat e vetizolimit, raporton Insajderi.

Përmes këtij njoftimi MKRS njofton qytetarët që zyrtarë të këtij institucioni janë infektuar me këtë virus, e si rrjedhojë po punohet me staf të reduktuar.

Objekti i MKRS dhe i institucioneve vartëse të ministrisë në Prishtinë, po respekton masat mbrojtëse duke dezinfektuar hapësirën dhe duke vënë dezinfektues në secilën hyrje, për palet e jashtme.

MKRS – ja është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera shëndetsore për hapat e mëtejmë që duhet marrë./Insajderi.com