Edhe Thaçi dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Edhe Thaçi dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Pas kryeministrit, Ramush Haradinaj, është edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka dënuar sulmin ndaj autobusëve me pelegrinë serbë gjatë ditës së sotme në Istog.

Thaçi ka thënë se ata që bëjnë veprime të tilla e bëjnë dëm shtetit.

“Si President i Republikës së Kosovës, e dënoj ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim, të gjithë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të shprehjes e nderimit të fesë dhe monumenteve fetare”, ka shkruar Thaci në Facebook.

“Ata që nuk i respektojnë këto të drejta dhe e prishin harmoninë tonë ndëretnike e ndërfetare, më së shumti i bëjnë dëm vetë shtetit tonë, për të cilin po punojmë të gjithë. Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar”.