Edhe tri shpërthime tjera në Sri Lankë

Edhe tri shpërthime tjera në Sri Lankë

Tre shpërthime kanë ndodhur në qytetin lindor të Sri Lankës, Kalmundei.

Policia dhe ushtria janë vënë në kërkim të sulmuesve të dyshuar. Sri Lanka është goditur nga sulme që kanë qenë vdekjeprurëse nga fundjava e kaluar, shkruan RT.

Nga tre sulmet e reja që kanë ndodhur sot nuk është raportuar për të lënduar.

Nga sulmet në javën e fundit nëpër kisha dhe hotele në Sri Lankë, kanë vdekur mbi 250 persona.

Përgjegjësinë për eksplodimet e kanë marrë Shteti Islamik – ISIS.