Edhe vëllezërit e Presidentit Thaçi përfshihen në biznesin e ndërtimit, cilat janë komplekset e tyre?

Edhe vëllezërit e Presidentit Thaçi përfshihen në biznesin e ndërtimit, cilat janë komplekset e tyre?

Biznesi i ndërtimit në Kosovë mbetet një nga bizneset më të fuqishme në vend. Edhe vëllezërit e Presidentit Hashim Thaçi i kanë hyrë këtij biznesi.

Në këtë dokumentar e mësoni se cilat janë komplekset e vëllezërve te presidentit.

InDoks në këtë episod do ti kthehet këtij biznesi multimilionsh në të cilin madje hise kanë edhe vëllezërit e Presidentit Hashim Thaci. Ku, siç thonë prokurorët, që dikur shitësit me pakicë të perimeve sot vozisin nga ky biznes vetura që i përballojnë veç aktorët e Hollyoodit./ Insajderi.com

InDoks | Mafia e Ndërtimit

InDoks | Mafia e NdërtimitMe leje, ose pa leje, biznesi i ndërtimit në Kosovë mbetet një nga bizneset më të fuqishme në vend. Është një nga bizneset multimilionëshe ku vdekshmëria e punëtorëve është në nivel shqetësuese. Mafia e shpëlarja e parave lidhen po me këtë biznes.InDoks në këtë dokumentar sjell prapaskenat e rasteve më kriminale që lidhen me ndërtimin në vend, si dhe prapaskenat e një hoteli të privatizuar nga kosovari me famë botërore prej mafiozi, Currit të Mitrovicës, ku u vra një qytetar.Live në ora 20: 10 në @RTV Dukagjini dhe në InDoks transmetohet dokumentari “Mafia e ndërtimit”.

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 28. April 2019