Edhe Veseli shkruan për diellin – thotë se “do të lindë përsëri”

Kadri Veselit dhe Hashim Thacit u është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale. Ata po akuzohen për krimet që supozohet se kanë ndodhur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.

Edhe Veseli shkruan për diellin – thotë se “do të lindë përsëri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar aktakuzën e ngritur për të dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një betejë të radhës, për të cilën, Kadri Veseli, është i bindur se do të dalin triumfues.

Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, sot kur Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, për t’u intervistuar, njofton Insajderi.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, shkruan Veseli./Insajderi.com